Atletico i përgjigjet Realit, e ndjek edhe Barcelona

Në javën e 32-të të La Ligës, Atletico Madrid fiton 2-0 kundër Huesca dhe i përgjigjet suksesit të Realit, duke u kthyer në krye të renditjes në +3 në nga blancos. Në Ëanda Metropolitano, Correa zhbllokoi ndeshjen në minutën e 39-të me një goditje me të majtën, të devijuar nga Pulido, që mund Fernandez, ndërsa në minutën e 80 Carrasco mbylli ndeshjen pas një asist të Marcos Llorente. Me këtë nokaut, ekipi i Rojo Martin rrëshqet në të tretin nga fundi.
Me Joao Felix dhe Luis Suarez që ende mungonin për shkak dëmtimi, Diego Simeone zgjodhi të njëjtën skuadër që goditi Eibar 5-0 në fundjavë dhe vendimi i argjentinasit rezultoi I suksesshëm, pasi Atletico mori një tjetër fitore të rëndësishme.
Huesca krijoi mundësinë e parë të ndeshjes kur Dimitras Siovas gjuajti drejt Jan Oblak, ndërsa Yannick Carrasco dhe Saul Niguez dhanë sinjalet e tyre në anën tjetër. Gjithsesi, rezultati u zhbllokua gjashtë minuta nga gjysma e kohës, ndërsa dyfishimi dhjetë minuta para fundit.
Skuadra e Simeone ëhstë rikthyer tashmë në rrugën e duhur, pas atyre ndeshjeve jo bindëse, që u dha zemër Realit e Barcelonës, duke ngushtuar diferencën. Ajo që bën më shumë çudi është se rezultatet e mira kanë mbërritur në momentin që ka munguar Suarez.
Shumë prisnin që Atletico të luftonte shumë në këtë sfidë, veçanërisht në sulm, por ka preferuar skemën e vjetër, që ka dhënë rezultat, madje mund të kishte shënuar edhe më shumë se dy gola. Paraqitja e bërë në këtë sfidë tregoi edhe njëherë përse Llorente ëhstë bërë një figurë kaq e rëndësishme për Atleticon gjatë 12 muajve të fundit.
Me Felix dhe Suarez të mënjanuar, barra ishte mbi mesfushorin mbrojtës për të arritur objektivin në finale dhe pikërisht këtë bëri me dy asistime. Gjithçka që bëri Atletico kaloi nga këmbët e Llorente, ishte ndryshimi i madh mes dy ekipeve.
Ashtu si Atletico, edhe Barcelona mban të njëjtin ritëm, duke fituar në shtëpi, 5-2 përballë një kundërshtari të bezdisshëm si Getafe. Në fillim është i përhershmi Messi 8’ që kalon katalanasit në avantazh, por katër minuta më vonë Lenglet 12’ shkakton autogol për të vendosur barazpeshën 1-1.
Gjithsesi, Barcelona rigjen edhe njëherë avantazhin pas autogolit të Chakla 28’, ndërsa Messi 33’ kompleton dopietën, duke firmosur për 3-1. Në pjesën e dytë, Getafe shkurton diferencën me anë të Unal 69’ nga pika e penalltisë. Barcelona reagon, duke shënuar dy herë: me Araujo 87’ dhe Griezmann 90’+3, duke sigluar 5-2.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




