Getafe ndal Realin, Zidane: Nuk ka justifikime

Spanjë | 6 vite më parë

Zinédine Zidane, trajneri i Real Madrid, foli në konferencën për shtyp në fund të ndeshjes 0-0 në Getafe: “Unë nuk shprehem për episodin e golit të anuluar të Mariano Diaz pasi që gjyqtarët merren me këtë. Ata vendosin nëse ka një pozicion jashtë loje apo jo. Unë dua të përgëzoj djemtë e mi  edhe nëse kemi humbur diçka në fazën sulmuese, ne duhet të përmirësohemi në shumë mënyra. Ne do të luftojmë deri në fund, nuk vendosim kufij: sonte ishte një ndeshje e vështirë. Nuk dua të përdor justifikimin e shumë lojtarëve të padisponueshëm sepse në situatën tonë ka edhe skuadra të tjera “.

Për lojtarët e rinj: “Ka shumë lojtarë që do të kenë një të ardhme të shkëlqyer.  Chust vendosi karakterin e tij, Blanco dhe Arribas luajtën mirë: Unë jam i lumtur për ata,  e meritojnë këtë fazë sepse kurrë nuk hoqën dorë në rrugëtimin e tyre”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme