Kupa e Mbretit: Bilbao barazon, 1-1 me Levanten

Spanjë | 6 vite më parë

Pasi ka luajtur të martën ndeshjen e parë të duelit të parë të gjysmëfinaleve, që ndryshe nga turet e deritanishme, që janë vendosur nga një takim i vetëm, do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje, Kupa e Spanjës, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Mbretit, ka luajtur të mërkurën edhe takimin e parë të çiftit tjetër, atë midis Atletik të Bilbaos dhe Levantes.

Siç dihet, kjo veprimtari historike, që po zhvillon edicionin e saj të 118-të, është një tjetër ekskluzivitet madhor i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që po sjell përballjet më të spikatura të çdo faze. Dhe pasi Sevilja ka mundur të martën Barcelonën me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje, të mërkurën ka qenë Levante ajo që e ka shtangur skuadrën vendase në Bilbao, duke kaluar në epërsi në minutën e 26-të, me anë të Gonzalo Meleros.

Me epërsinë minimale të miqve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të shikojnë skuadrën vendase më ngulmuese në kërkim të golit të barazimit, duke arritur ta gjejë atë në minutën e 58-të, me anë të Inigo Martinezit. Gjysmëora e mbetur nuk do të sjellë më gola të tjerë dhe kështu mbyllet në barazim 1-1 kjo përballje e parë midis Atletik të Bilbaos dhe Levantes, e kthimit do të luhet të enjten e 4 marsit 2021.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme