Super Suarez: poker i Atletico, që shkon në +10

Atletico Madrid ka hedhur një tjetër hap serioz për të fituar La Liga, teksa ka mundur Cadiz 4-2 duke bërë që të fluturojë në +10 nga Real Madrid I vendit të dytë, pavarësisht se ende duhet të rikuperohet një ndeshje. Suarez zhbllokoi situatën me një goditje të lirë; Negredo barazoi rezultatin, por Saúl solli colchoneros në avantazh përsëri në fund të pjesës së parë, para se Suarez të shënonte me penallti (50 ‘). Negredo shkurton në minutën e 71-të, por Koke më pas e mbylli ndeshjen.
Nëse nuk është hipotekuar titulli në La Liga, pa frikë mund të thuhet se të besuarit e trajnerit Simeone janë shumë afër saj. Reali duket i pafuqishëm për të rivalizuar, rezultatet e fundit tregojnë për një skuadër të dorëzuar. Pritet reagimi i Barcelonës, por me gjithë problematikat e shfaqura së fundmi, nuk duket e gatshme për të përballuar një Atletico të tillë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




