Barcelona, ​​Messi: Është bërë e vështirë, të përpiqemi të fitojmë

Spanjë | 6 vite më parë

Lionel Messi, fituesi i ri i Trofeut Pichichi si shënuesi më i mirë i La Liga në sezonin 2019-2020, ka deklaruar: “Ne do të përpiqemi të fitojmë gjithçka siç kemi bërë gjithmonë në këtë klub. Po rritemi pak nga pak. Është e vërtetë, që u desh një kohë për të filluar me fitoret në kampionat. Ne nuk duhet të kishim lënë kaq shumë pikë rrugës. Tani gjëja më e rëndësishme është që të marrim një seri rezultatesh të mira për të arritur në majë sa më shpejt të jetë e mundur. Me pandeminë të gjitha ndeshjet janë të vështira E vërteta është se futbolli ka ndryshuar shumë dhe është e vështirë për këdo,  por ne do të gjejmë ekuilibrin e duhur. Është e tmerrshme të luash pa audiencë. Është një ndjenjë shumë e keqe. Është si stërvitje dhe kërkon shumë për të hyrë në lojë. Pandemia. ka ndryshuar të gjithë futbollin për keq. Ne e shohim atë në çdo ndeshje. Shpresojmë që së shpejti të kthehemi në përvojën e futbollit me tifozët në stadiume”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme