Simeone: Diego Costa? Nuk e shikoj mes titullarëve, por…

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, foli në një konferencë shtypi në funksion të ndeshjes së nesërme kundër Real Sociedad: “Unë ende nuk e shoh Diego Costa në njëmbëdhjetëshen fillestare, por ai mund të aktivizohet ndërsa ndeshja është në zhvillim e sipër. Është për të ardhur keq që ai u dëmtua në një moment të mirë të sezonit të tij. Diego Costa, bashkë me Luis Suarez, kur janë në gjendje të mire, janë shumë të rrezikshëm. Ata mund të luajnë në mënyrë të sigurt së bashku, por ne duhet të kemi durim”.
Ky version i ri i Atletico Madrid ka më shumë mundësi për të shkuar te goli, alternativat në repartin e sulmit janë të shumta, por Diego Simeone i ka idetë e qarta. Ndoshta do të vijë moment që në fushën e lojës të shikojmë Diego Costa, Luis Suarez dhe Joao Felix, me të vërtetë të frikshëm. Por jo tani.
“Duhet të tregohemi të duruar, por momentin nuk mund ti aktivizojmë së bashku. Të tregojmë kujdes dhe të shfrytëzojmë talentin e gjithsecilit prej lojtarëve që kemi në skuadër. E rëndësishme është që kur ti kemi në dispozicion në kondicion të plotë, ti zbresim në fushë”, ka deklaruar Simeone.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




