Real Madrid, Zidane: Benzema lojtar vendimtar, ai bën gjëra fenomenale

Spanjë | 6 vite më parë

Real Madrid ka marrë një tjetër fitore, 3-1 në fushën e Eibar, që e ka ngjitur në vendin e dytë në klasifikim, në kuotë të njëjtë pikësh me skuadrën e vendit të parë, Atletiko Madrid, 29 pikë. Në përfundim të sfidës, trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane ka folur në një konferencë për shtyp: “A kishte prekje të topit me dorë nga Sergio Ramos? Nëse gjyqtari vendosi të mos jepte, do të thotë që nuk ka pasur parregullsi”.

“Benzema është një lojtar përcaktues, ai po bën gjëra fenomenale në këtë periudhë dhe është i rëndësishëm për të gjithë ekipin. Në përgjithësi kam parë një paraqitje të mirë nga të gjithë lojtarët e mi, fitorja sigurisht që është e merituar ”.

Nga kampi tjetër, trajneri i Eibar, José Luis Mendilibar ka deklaruar: “Nuk na është dhënë një penallti për rastin e Sergio Ramos, deri më tani nuk e dimë se cilat janë rastet në të cilat jepet një penallti dhe kur lejohet të vazhdojë loja. Mbrojtësi pranoi se kishte kryer parregullsi, është e qartë se kishte një prekje me bërryl por me sa duket gjyqtari nuk pa asgjë: nuk ka asnjë ndryshim midis lojës me ose pa VAR, këto ndryshime do të vazhdojnë të ekzistojnë në të ardhmen”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme