E pabesueshme në La Liga, 7 minuta në fushë me telefon, më pas…

Imazhet e ndeshjes në La Liga mes Athletic Bilbao dhe Huesca, luajtur mbrëmë, kanë bërë xhiron e botës në ëeb. Jo për ndonjë gol spektakolar apo veprim teknik që ia vlen të shikohet, por për një episode të veçantë, që i bëri të gjithë të pranishmit të buzëqeshnin. Në minutën e 52-të, mbrojtësi i skuadrës mike, Pulido, që mori dhe një karton të verdhë në pjesën e parë, kuptoi se kishtë mbërritur nga dhomat e zhveshjes në fushën e lojës bashkë me telefonin e tij.
Nuk dihet pse vetëm pas disa minutash ai e pa të arsyeshme për të raportuar çështjen te gjyqtari, Pizarro, i cili duhej të ndalonte lojën, të merrte smartphone-in nga duart e Pulido dhe ta dërgonte atë mënjanë për t’ia dorëzuar ndihmësit të tij. Në fillim u duk se ishte gjyqtari ai që kishte harruar të linte telefonin në dhomat e zhveshjes, por më pas gjithçka u sqarua dhe pamjet e kësaj ngjarje bënë menjëherë xhiron e botës.
Si për ironi të fatit, mbrojtësi Pulido në këtë sfidë mori kartonin e dytë të verdhë dhe pikërisht nëminutën e 86-të, duke lënë skuadrën e tij në inferioritet numeric. Pasi mbrojtësi u largua nga skena. Bilbao shënoi në fillim me Kodro nga pika e 11-metërsit dhe dyfishoi më pas me Nunez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




