Barca, Koeman, Bëmë një pjesë të parë të shkëlqyer

Ronald Koeman ka komentuar fitoren e Barcelonës ndaj Real Sociedad. Një sukses 2-1 në të cilin katalanasit luajtën mirë për një orë, dhe më pas vuajtën në finale. Ky është fragment nga twitter zyrtar i Blaugrana: “Është një fitore e rëndësishme, në pjesën e dytë ishte e vështirë sepse luajtëm kundër një kundërshtari të fortë, i cili nuk është rastësisht në krye të renditjes. Ne luajtëm një pjesë të parë fantastike, megjithatë, mbase e dyta pak më pak. Në pjesën e parë kishim disa raste shënime. Pjesa e dytë ishte më e ndërlikuar sepse kishim shanset tona por edhe ata mund të barazonin. Kundërshtari konfirmon se në çfarë niveli të lartë ëhstë është kjo Ligë dhe padyshim që fitorja është gjëja më e rëndësishme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




