Real-Atletico, Simeone: E admiroj qëndrueshmërinë e tyre

Pas Zinedine Zidane, edhe Diego Pablo Simeone, gjithashtu, prezantoi derbin e Madridit të planifikuar për nesër në Valdebebas. Këto janë fjalët e trajnerit të Atletico në konferencën për shtyp: “Një ndeshje e shkëlqyer na pret, me shumë lojtarë fantastikë si te Real ashtu edhe te Atletico. E admirojmë kundërshtarin tonë dhe të gjithë kampionët e tij, të cilët vazhdojnë të konfirmojnë veten e tyre dhe duan të përsëriten vit pas viti pavarësisht përparimit në moshë. Luis Suarez? Le të mos harrojmë se ai është shëruar nga Coronavirus dhe se qëndroi 20 ditë pa luajtur. Është normale që i duhet kohë për t’u rikthyer në majë. Luis është shumë i rëndësishëm për ne, e ka golin në gjak dhe ndeshja kundër Real Madrid do të jetë e rëndësishme si për të ashtu edhe për pjesën tjetër të Atletico”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




