Barcelona: Messi si Pele, arrin shifrën e 642 golave

Barcelona-Levante, është kthyer në një moment historic për futbollin iberik dhe më gjerë. Goli i shënuar nga Lionel Messi në minutën e 76-të, vendimtar për suksesin e katalanasve në këtë sfidë, e ka ngjitur sulmuesin argjentinas në Olimpin e futbollit.
Ai i shënuar ndaj Levantes, në fakt ëhstë goli me numër 642 shënuar me fanellën e skuadrës katalanase, duke arritur kështu rekordin absolute, që është mbajtur deri tani nga një tjetër emër i madh, braziliani Pele, i cili ka të njëjtën shifër, 642 golas me një skuadër të vetme.
Vetëm disa muaj pasi ishte një hap larg largimit, “Pulce” arrin një tjetër record, që është i njëmbëdhjeti me këtë skuadër, duke ringjallur kështu një partneritet që ka dhuruar shumë tituj në “Kamp Nou” në 15 vitet e fundit.
Në fillim të sezonit 2020/21, Messi e nisi me 634 gola me Barcelonën dhe sot e gjen veten krah për krah me një nga më të mirët ndonjëherë. Jo vetëm kaq: “Pulce” ka shënjestruar edhe ish-shokun e ekipit, Xavi Hernandez, tani trajner, i cili mburret me rekordin e paraqitjeve (767) me fanellën e Barça. Një rekord që Lionel Messi do të jetë në gjendje të arrijë tashmë këtë sezon (për momentin pjesëmarrjet janë 746).
Pelè pushtoi rekordin prestigjioz me fanellën e Santos, skuadra braziliane me të cilën ai lidhi bëmat dhe emrin e tij. Nga viti 1956 deri më 1974, Pele veshi fanellën e klubit, duke shënuar 642 herë, duke u bërë jo vetëm lojtari më pjellor në historinë e klubit brazilian, por i të gjitha kohërav. Goli i parë u shënua në debutimin e tij në 1956 kundër Corinthians, i fundit u shënua në vitin e fundit të qëndrimit të tij në Santos, 1974.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




