Real, Zidane: Isco? E di që po luan pak, por…

Spanjë | 6 vite më parë

Në prag të ndeshjes derbi me Atletico Madrid, trajneri I Realit, Zinedine Zidane ka folur për skuadrën e tij, duke u ndalur në emra të veçantë. “Carvajal dhe Valverde? Nesër ata do të jenë me ne, në ekip. Marcos Llorente? Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe po tregon një aspekt tjetër që mbase nuk e kishte te Real Madrid. Ai luan ndryshe, jam i lumtur për të. Humbja e besimit në Isco dhe Marcelo? Do të kem gjithmonë besim. Dhe me këta lojtarë do ta kem gjithmonë atë. Do të mbështetem tek ata, sigurisht. Lojtarët që jam gjithmonë e kanë provuar. E vetmja gjë është që ata nuk kanë luajtur kohët e fundit. Unë duhet të zgjedh, dhe kjo është puna që duhet të bëj. A mund të largohet Isco në janar? E kuptoj që ai luajti disa minuta, në mënyrë perfekte. Këtu ka shumë lojtarë dhe kjo është vështirësia e trajnerit, për të vendosur njëmbëdhjetë në fushë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme