Real Madrid mund Sevilla-n me ndihmën e portierit

Spanjë | 6 vite më parë

Pas humbjeve të pësuara, me Alaves në kampionat dhe Shakhtar në Champions League, Real Madrid rikthehet te fitorja, 1-0 në fushën e Sevilla-s. Në Sanchez Pizjuan, në fakt, ishte një vrpim I gabuar I portierit të vendasve, Bono, I cili kishte dhe ngacmimin e brazilianit Vinicius, që bëri të mundur golin eskuadrës madrilène. Tri pikë të çmuara për formacionin e trajnerit Zinedine Zidane, i cili vazhdon të jetë në një moment delikat përsa I përket qëndrimit të tij në stolin e Blancos.

Pas ndeshjes, trajneri francez ka deklaruar: “Ishte një ndeshje e bukur. Ne vuajtëm në pjesën e dytë, por është e rëndësishme të dimë si të vuajmë. E interpretuam lojën shumë mirë. Jam i lumtur për djemtë, ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta dhe jam i lumtur për ta. Jemi një skuadër me karakter. Është e vërtetë që ka raste kur të luash çdo tre ditë, të luash në një nivel të lartë herë pas here na kushton. Por hej, në fund do të na ndodhë gjithmonë sepse nuk ndalemi kurrë. E rëndësishme është të rikuperojmë dhe të mendojmë për tjetrën. Nëse kemi vështirësi nga koha në kohë, ne i dimë dhe duhet të rregullojmë disa gjëra dhe kur t’i rregullojmë ato mund të jemi shumë konkurrues dhe të vështirë për tu mposhtur”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme