Laporta zbulon: Inter ofroi 250 milionë euro për Messi-n…

Juan Laporta, në një konferencë për shtyp, konfirmoi synimin e tij për të kandiduar për presidencën e Barcelonës në zgjedhjet që do të mbahen në 20 dhe 21 Mars 2021. Drejtuesi katalanas e ka udhëhequr edhe më parë klubin, nga 2003 në 2010. “Kemi një plan-choc për të rikuperuar situatën e vështirë ekonomike të klubit. Ne nuk mund ta rregullojmë botën, por mund ta bëjmë pak më mirë. Dhe ne duam ta bëjmë atë me punë, pasion dhe dashuri. Plani ynë është të rikthejmë lumturinë te njerëzit. Nuk është një premtim i thjeshtë zgjedhor. Është një angazhim etik, qytetar, moral, shoqëror dhe solidaritet. Sa i përket Messit, askush nuk mund të dyshojë se ai e do Barcën: ne e respektojmë dhe e duam njëri-tjetrin, por unë nuk kam biseduar me të. Kur të mbarojnë zgjedhjet shpresoj të jem president, atëherë do të flas me të ”.
Laporta zbuloi gjithashtu një sekret që përfshin Pulce dhe presidentin e dikurshëm të Interit, Massimo Moratti. “Messi sigurisht që ka oferta dhe gjithçka mund të ndodhë në jetë. Por ofertat për Leo kanë qenë gjithmonë aty. Në vitin 2006 Moratti erdhi, i gatshëm të paguante 250 milion euro për të, dhe unë i thashë jo”.
Messi është në përfundim të kontratës dhe verën e kaluar u përpoq të linte blaugranat. Por Laporta është i sigurt, në rast të suksesit në zgjedhje, për të qenë në gjendje ta bindë atë të qëndrojë. “Kur të vijë koha, ne do të flasim për ta ndihmuar atë të vendosë se çfarë është më e mira për Barcelonën dhe për të. E di që ai do të na dëgjojë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




