Shpërthimi në Uruguay, Suarez pozitiv: Kërkojmë falje, nuk treguam

Ndërsa po respekton karantinën, pasi doli pozitiv me Covid-19, Luis Suárez kërkoi falje për atë që ndodhi në përfaqësuesen e Uruguay, pas një feste të organizuar me shokët e tij të skuadrës: “Ka shumë njerëz që na kritikojnë, ne kemi bërë gabime dhe kërkojmë falje. Ne nuk duhet të bëjmë gjëra kaq të mëdha. Do të marrim përgjegjësitë tona nëse është e nevojshme. Infektimi nuk erdhi nga një foto, kjo është e qartë. Ne ishim të pafat që kishim një të infektuar në Kolumbi gjatë ndeshjes kundër tyre. Pozitiviteti i Matías Viña ishte një goditje e rëndë për të gjithë skuadrën. Ne nuk u treguam të kujdesshëm, e ulëm vigjilencën, por duhet të jemi realistë, është e pashmangshme. Le të jetë kjo e dobishme për të gjithë të rinjtë dhe për të gjithë njerëzit, sepse askush nuk është imun”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




