Bilbao befason Sevilla-n, fiton me përmbysje

Humbja e tretë radhazi për Sevilla, e cila ëhstë mundur sot 2-1 në shtëpinë e Bilbao. Pavarësisht se kaloi e para në avantazh me anë të En Nesyri pas nëntë minutash lojë, skuadra e drejtuar nga Lopetegiu e ka parë veten të përmbyset në pjesën e dytë nga golat e Muniain 76’ e Sancet 86’, të cilëve u kanë mjaftuar vetëm 10 minuta lojë për të ndryshuar situatën në favorin e tyre.
Me këtë fitore, Bilbao ngjitet në kuotën e 9 pikëve, me 3 fitore dhe 4 humbje, asnjë barazim. 6 gola të shënuar dhe 7 të pësuar.
Sevilla mbetet në kuotën e 7 pikëve, me 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. 6 gola të shënuar dhe 6 të pësuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




