Rrëfimi i Djokovic: Federer dhe Nadal nuk janë miqtë e mi

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Novak Djokovic, Rafa Nadal dhe Roger Federer kanë fituar 66 tituj Grand Slam dhe kanë kaluar 921 javë si numri 1 në cirkuitin e madh të tenisit. Serbi ka folur për marrëdhënien e tij me spanjollin dhe zviceranin gjatë një interviste për CBS. “Ne nuk jemi miq sepse jemi rivalë, gjë që e bën të vështirë të jemi të afërt dhe të ndajmë intimitetin e jetës sonë që mund të përdoret kundër nesh, – ka rrëfyer Nole, – por shpreson se gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen”.

“Ne e kemi ndarë skenën për kaq shumë vite me shumë respekt, ndaj shpresoj që një ditë, kur të mbyllet perdja, të ulemi, të bisedojmë dhe të reflektojmë, do të ishte fantastike”, shtoi Nole në lidhje me lidhjen që e bashkon me Nadal dhe Federer.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme