Kiptum vendos rekord të ri botëror në Maratonën e Çikagos

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Kelvin Kiptum është atleti i vitit. Vetëm pak minuta më parë maratonomaku nga Kenia ka arritur që të kalojë finishin në Maratonën e Çikagos pas një garë që zgjati 2 orë e 35 sekoda . Diçka më shumë se 30 sekonda më shpejt nga rekordi që kishte vendosur një vit më parë patrioti i tij, Kipçoge në Maratonën e Berlinit.

Për talentin 23-vjeçar kjo ishte fitorja e tretë në maratonë. Një vit më parë ai triumfoi me një kohë impresionuese në Valencia ndërkohë që pranverën e këtij viti triumfoi në Londër duke vendosur rekord të ri për eventin.   

“Jam shumë i lumtur, por rekordi i botës sot nuk ishte në planet e mia”, tha Kiptum pas garës. Siç dihet Kipçoge përfundoi një vit më parë Maratonën prestigjoze të Berlinit me kohën 2 orë, 1 minut dhe 09 sekonda.

Dueli mes dy atletëve ka qenë në distancë këtë vit, por në 2024 të gjithë adhuruesit e atletikës do të kenë shansin që të shikojnë Kipçogen dhe Kiptum përballë njëri-tjetrit në disiplinën e maratonës në Olimpiadën “Paris 2024”.

Sa i përket Maratonës të Çigagos sot bëri historinë edhe atletja nga Holanda, Sifan Hasan , e cila rregjistroi kohën e dytë më të shtpejtë për femra në një distancën e 42.195 kilometrave. Hasan e përshkroi maratonën sot në kohën 2:13:44 ndërsa rekordi për femra u vendos në Maratonën e Berlinit nga Tigst Asefa (2:11.53). 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme