Champions League shpall fituesit

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Champions League e shahut, aktiviteti më i rëndësishëm i organizuar nga Federata Shqiptare e Shahut, të shtunën ka ulur siparin e saj në Durrës. Oferspil e Norvegjisë për meshkuj dhe Superçes e Rumanisë për femra ishin fituesit e këtij edicioni. Një skuadër norvegjeze, e cila ka patur në gjirin e saj gjashtë mjeshtra të mëdhenj ndërkombëtar. Kjo që nga pesë herë Kampioni i Botës, Manjus Karlsen, për të vijuar më pas Arian Tari, Erik Hansen, Raunaik Sadhuani, Pranav, Johan Sebastian Kristiansen dhe Frode Urkedal. Por pjesë e këtij ekipi ishte dhe Mjeshtri Ndërkombëtar Benjamin Haldorsen.

Për femra rumunet fituan me hungarezet e Garuda Ajka BSK, 2.5-1.5. Shënuan sukses Mjeshtra e madhe ndërkombëtare për femra, Dinara Vagneri dhe Mjeshtra Ndërkombëtare, Marsel Efrimski. Por në sukses pati vlerë dhe barazimi i Nino Batsiashvilit. E në këtë mënyrë, Champions League mbylli aktivitetin për t’ia lënë radhën veprimtarive të tjera ndërkombëtare në Shqipëri në shah.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme