Erzeni, tjetër triumf në kampionat

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Erzeni ka marrë fitoren e tretë në kampionatin e Superligës në volejboll për meshkuj. Në mbrëmjen e së premtes, teksa gjithçka ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar nga Pallati i Sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj, shijakasit kanë fituar 3-1 ndaj Vllaznisë. Një set i parë i dominuar nga shijakasit 25-16. Por reagon Vllaznia, që fiton setin e dytë 25-23. E vetëm kaq, sepse Erzeni nuk lëshon më. 25-15 dhe 25-17 dhe përfundimisht 3-1 dhe trepikëshi i tretë në kampionat. 9 pikë për skuadrën e Ilia Kojas me një setavarazh 9-1, kurse Vllaznia mbetet në kuotën e 6 pikëve pas tre javësh. Në përfundim të ndeshjes për mikrofonin e Radio Televizioni Shqiptar kanë ardhur trajneri i Vllaznisë, Artan Kalaja, dhe lojtari i Erzenit, Asmend Kula.

“Nuk patëm ritmin e duhur. Nuk reaguam si duhet. Normalisht ne gjetëm forca në setin e dytë. Por seti i tretë me shërbimet teknike që bëri kundërshtari na vuri në vështirësi. Ndoshta ajo ndikoi dhe në moralin e skuadrës”, shpjegoi tekniku i shkodranëve, Artan Kalaja.

“Pavarësisht se mund të jetë një lojtar dobët, apo mund të jetë me probleme të vogla, në fushë tregojmë që jemi ekip. Dhe ky është çelësi jonë sepse punojmë në grup. Jemi për njëri-tjetrin”, nënvizoi Asmend Kula.

Në ndeshjet e tjera si Tirana, ashtu dhe Partizani kanë fituar me të njëjtat shifra 3-0 respektivisht ndaj Elbasanit dhe Studentit. Kurse për femra i njëjti rezultat në triumfin e Partizanit ndaj Barleti Volej dhe Tiranës ndaj Lushnjës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme