Gjysëmfinalet e Kupës së Federatës për femra

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Teksa volejbolli i meshkujve caktoi ditën e djeshme edhe çiftin finalist ndërmjet Tiranës dhe Erzenit ditën e sotme vijojnë përballjet për femra.

Vajzat e Amarilda Prengës do të përballen me Vllazninë ndërsa Skënderbeu udhëton drejt Farkës për tu përballur me kryeqytetaset e Gurabardhit në orën 19:00. Këto dy takime do të caktojnë edhe çiftin finalist të femrave që së bashku me djemtë do të përballen ditën e diel në pallatin e sportit në Farkë dhe do të vijnë drejtpërsëdrejti në RTSH Sport duke nisur nga ora 16:30.

Por si po e pret Skenderbeu këtë sezon të ri sportiv por sigurisht këtë gjysëmfinale të Kupes se Federatës përballë Tiranës. Ja si është shprehur Elena Bego në një prononcim për RTSH Sport: “Gjendja e ekipit është mjaft e mirë si në aspektin fizik dhe atë psikologjik pasi po stërvitemi bashkë prej javësh. Në këtë edicion të Kupës së Federatës shpresojmë shumë që të kalojmë në finale dhe pse jot ë sjellim trofeun në Korçë”.  

Sigurisht që në çdo veprimtari sportive ekipi dhe çdo sportist vendos objektiva dhe krijon pritshmëri por cilat janë ato për korçaret e Orlando Kojës. “Ne futemi në fushë më objektivin e vetë, fitoren”, shprehet Bego.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme