Saranda përkujton Idriz Muçon

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Idriz Muço, notar kampion dhe rekordmen kombëtar, por dhe trajneri i Butrintit, këtë të shtunë në qytetin e Sarandës kishte mbledhur shumë bashkohës. E jo vetëm, sepse edhe notarë më të rinj kanë pranuar të garojnë në Maratonën me emrin e tij.

Maratona “Idriz Muço” është zhvilluar në mënyrë simbolike për veteranët, kurse për profesionistët ishte në distanca 1 kilometër, 2 kilometër dhe 4 kilometër. Dhe në 1 kilometër fitues ishte Marin Nika dhe Viki Tafrruku.

Për 2 kilometër në vendin e parë dolën Ediliano Huta dhe Eklea Omeri, kurse për 3 kilometër triumfuan Toni Groshi dhe Evangjeli Gurma. E ndërkohë për veteranët u dalluan Skënder Barjami dhe Sulejman Poda. E me Maratonën e Sarandës ulet dhe sipari i aktiviteteve të sezonit veror për notin shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme