Lakers, LeBron: Ky titull është për Kobe

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Ekipi i Lakers mori titullin e 17-të në historinë e tij, një trofe që mungonte prej 10 vitesh, që kur në skuadër luante një legjendë si Kobe Bryant. Tashmë Kobe nuk jeton më, teksa aksidenti tragjik i 26 janarit i mori jetën ikonës së NBA-së dhe vajzës  së tij Gianna.

Të gjithë te Lakers kanë deklaruar se ky titull është pikërisht për atë, për Kobe Bryant, të bindur se legjenda e kësaj skuadre i ka vështruar e mbështetur nga lart. “Ky është një vit i veçantë për ne, për familjen Lakers. Luajtëm këto muaj pa Kobe dhe këtë fitore ia dedikojmë atij”, tha LeBron James, që u shpall edhe MVP i finaleve.

“Jam shumë i lumtur që u shpalla kampion, përmbusha një mision dhe një premtim. Ky titull është më e pakta që mund të bëjmë për Kobe”, tha më tej i emocionuar LeBron James.

Edhe klubi ia ka dedikuar këtë triumf Kobe Bryant, ndërkohë që tifozët në Los Anxhelos kanë përmendur shpesh emrin e legjendës gjatë festimeve që janë kryer sot në qytet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme