NBA, Stephen Curry paralajmëron rivalët

Skuadra e Golden State Warriors do të rikthehet të konkurrojë në nivelet e dikurshme sezonin e ri të NBA-së. Është ky premtimi i bërë nga kapiteni dhe lideri i skuadrës, Stephen Curry.
Ai ka vlerësuar punën e bërë nga NBA dhe komisioneri Adam Silver, që në pak muaj bëri të mundur përfundimin e një sezoni që dukej i humbur si pasojë e pandemisë Covid 19.
“Mjafton të mendosh rreth përgatitjeve që ka bërë, për të sjellë në Orlando 22 skuadra, duke nisur gjithçka nga zero. Gjithçka funksionoi për mrekulli. Ia kam thënë këtë gjë personalisht Adam Silver, një rezultat befasues”, tha Curry.
Duke folur për zgjedhjen e ardhshme në draft, ai tha: “Kemi nevojë për talente, kjo është ajo që kërkon nga drafti. Mendoj se një lojtar shtatlartë na bën punë, por objektivi është të kompletojmë skuadrën. Më pëlqen pozicioni ku ndodhemi, kemi një ekip të mirë, lojtarë që po rikuperohen nga dëmtimet”, tha Curry.
“Sezoni i ri do të jetë i fortë, sidomos në Perëndim. E pamë të gjithë edhe në këtë grumbullim të ekipeve në Orlando se Perëndimi është shumë kompetitiv. Ne do të jemi mes ekipeve pretendente, mezi pres të rikthehemi në parket”, u shpreh Curry.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




