Revolucion te Ducati, zyrtarizon 2 pilotët e rinj

Italiani Francesco Bagnaia dhe australiani Jack Miller do të jenë dy pilotët e motorit Ducati për sezonin e ardhshëm në Moto GP. Ata do të zënë vendet e italianëve Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci, që do të largohen në fund të këtij viti.
Lajmin e zyrtarizoi sot motori italian, duke shtuar se Johann Zarco dhe Jorge Martin do të pilotojnë motorin satelit Ducati Pramac për vitin 2021.
Emri i Miller ishte konfirmuar disa javë më parë, ndërkohë që sot erdhi edhe zyrtarizimi i Bagnaia, aktualisht në sezonin e tij të dytë në Moto GP. Ai ka qenë kampion bote në kategorinë Moto 2 në vitin 2018.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




