Milwaukee në telashe, ylli i skuadrës pozitiv me koronavirus

Një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Milwaukee Bucks, Eric Bledsoe, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Basketbollisti nuk ndodhet me ekipin në Orlando por në shtëpinë e tij. Ka qenë vetë Bledsoe që ka konfirmuar pozitivitetin, duke shtuar se nuk ka patur simptoma. “Jam asimptomatik dhe jam mirë. Po zbatoj të gjithë protokollin e sigurisë së diktuar nga NBA”, tha Blesdsoe.
“Mezi pres të bashkohem me ekipin në Orlando dhe të ndihmoj grupin”, tha Bledsoe, një nga titullarët dhe krahu i djathtë i Giannis Antetokounmpo. Gjithsesi, ky lajm ka tronditur disi Bucks, skuadra me rekordin më të mirë aktualisht në NBA, deri në momentin që u ndërpre sezoni. Bledsoe pritet të mungojë në ndeshjet e para të Miwaukee në kampionat, një mungesë që do të ndihet shumë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




