“Pres që Khabib të mbajë fjalën dhe të duelojë në këtë event”

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar sot se në eventin UFC-253, që zhvillohet më 19 shtator në Abu Dhabi, do të duelojë edhe Khabib Nurmagomedov. Rusi është kampioni i botës në peshën e lehtë dhe në këtë event do të përballet me Justin Gaethje, ku do të mbrojë titullin.
Khabib, pak ditë më parë humbi babain dhe trajnerin e tij, Abdulmanap Nurmagomedov, që u nda nga jeta si pasojë e komplikacioneve shëndetësore, ndërkohë që më herët u infektua nga koronavirus. White shpreson që kjo ngjarje e rëndë që i ndodhi Khabib të mos i ndryshojë planet e tij dhe ta shtyjë rikthimin në kafaz.
“Pres të bisedoj me Khabib për të ardhmen, por deri në momentin që flasim ai është ende i planifikuar për të dueluar në UFC-253. Nuk e kam shqetësuar, pres të jetë ai i pari që të më shkruajë, kur të jetë gati. Në fakt, dua të di se çfarë do të bëjë, por pres që të duelojë në shtator”, tha Dana White.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




