Kandidati për titullin kampion del pozitiv, rrezikon rikthimin

Kandidati për titullin kampion bote në peshën “bantamweight” në artet marciale mikse Marlon “Magic” Moraes ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gjatë një testi të kryer së fundi. Braziliani ndodhet në vendlindjen e tij, aty ku koronavirus prej dy muajsh ka shkaktuar mjaft viktima.
Pozitiv ka dalë edhe bashkëshortja e Moraes, që ka simptoma më të rënda dhe është shtruar në spital. Ndërsa vetë sportisti ndodhte i izoluar në banesën e tij.
“Për fat të keq jam infektuar nga virusi së bashku me bashkëshorten. Kemi qenë shumë të dobët fizikisht, pasi simptomat ishin të forta. Falë Zotit nuk kisha nevojë të shtrohesha në spital, por nusja ime po. Qëndrova një ditë në spital, mora mjekimin dhe jam në shtëpi, ndërsa bashkëshortja ime është nën vëzhgimin e mjekëve”, tha Moraes.
32-vjeçari brazilian nuk duelon që nga dhjetori i kaluar dhe pritej të rikthehej në kafaz muajin e ardhshëm, ku do të përballej me Cody Garbrandt. Por tashmë ky rikthim nuk ka për të ndodhur kaq shpejt.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




