UFC-251 rekord shikueshmërie, eventi më i ndjekur që prej Khabib-McGregor

Eventi UFC-251 në artet marciale mikse zhvilluar më 12 korrik në “fight island” (ishulli i luftimeve” në Abu Dhabi ka regjistruar 1.3 milionë PPV (pay per view-paguar për ta parë). Kjo është një shifër e lartë për UFC-në, që nuk arrinte këtë shikueshmëri që prej eventit UFC-229, kur përballë njëri-tjetrit ishin Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.
Duket se debutimi i këtij sporti në “ishullin e luftimeve” për shkak të koronavirus ka bërë kureshtarë fansat e këtij sporti. Ndërkohë që në këtë event ishin mjaft sportistë të mëdhenj. Në eventin UFC-251 u zhvilluan 3 duele për titull dhe mjaft sfida të tjera të forta, që bëri të rritej shikueshmëria përmes shitjes me pagesë on-line të këtij eventi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




