Nadal s’do të mbrojë trofeun e US Open, konfirmon turneun e fushave

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Prania e tenistit spanjoll Rafael Nadal në grand slam të US Open, që nis më 31 gusht, është në dilemë. Nadal është kampion në fuqi, por më shum ë gjasa ai nuk do të mbrojë titullin.

Spanjolli ka deklaruar se do të jetë në turneun masters të Madridit, që nis më 14 shtator, një ditë pasi përfundon US Open (13 shtator). Ndërkohë që dy turnetë luhen në sipërfaqe të ndryshme: US Open në fushë me çiment dhe turneu i Madridit në fushat me dhè.

“Nadal ka konfirmuar se do të jetë në turneun tonë”, tha Feliciano Lopez, drejtori i turneut të Madridid. Edhe vetë tenisti spanjoll ka konfirmuar në “Twitter”, duke shkruar: “Shihemi në shtator, në Madrid”. Siç dihet, fushat me dhè janë sipërfaqja e preferuar e Nadal, që synon grand slam e Roland Garros, që nis më 30 shtator.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme