Tragjedia, kampioni i botës në snowboard gjendet i vdekur në

Alex Pullin, dy herë kampion bote në disiplinën e snowboard, është gjetur i vdekur në det, në Australi, ndërkohë që ishte duke bërë peshkim nënujor, pasioni i tij. Pullin, 32 vjeç, ishte një nga më të fortët në botë në këtët disiplinë dhe ka qenë mbajtës i flamurit të Australisë në Lojërat Olimpike Dimërore “Sochi 2014”.
Ai ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2010 dhe atij 2018. Pullin është gjetur pa ndjenja në ujë nga një tjetër peshkatar që po shytej në det dhe më pas është nxjerrë në breg nga rojet bregdetare. Edhe pse mjekët ëq mbërritën me urgjencë tentuan ta rikthejnë në jetë nuk ia dolën dot mbanë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




