“Unë jam boksieri që do t’i shpëtoj nderin Amerikës në peshën

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Në dhjetor të vitit të kaluar, Amerika krenohej, pasi titujt kampionë bote në peshën e rëndë ishin “pronë” e saj, me Deontay Wilder e Andy Ruiz (ky i fundit meksikan, por që jeton në Amerikë). Por mjaftuan pak muaj që titujt të ndryshojnë destinacion dhe tashmë ato janë “pronë” e Britanisë se Madhe, me Anthony Joshua e Tyson Fury.

“Kjo situatë do të jetë e përkohshme”, thotë boksieri 26-vjeçar amerikan Jermaine Franklin, 20 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist. Ai shprehet se do të jetë idhulli i ri i boksit amerikan, njeriu që do ta rikthejë lavdinë e këtij sporti në këtë kontinent, duke qenë kampioni i ardhshëm i botës në peshën e rëndë.

“Do t’i rikthejmë ata tituj sërish në Amerikë. Mes Amerikës dhe Britanisë gjithnjë ka patur duel e rivalitet në boks, por ne gjithnjë i kemi marrë titujt. Unë do të jem boksieri amerikan, që do të jem kampioni i ardhshëm i botës në peshën e rëndë. Shihni rezultatet e mia, nëse nuk besoni do të zhgënjeheni”, tha Jermaine Franklin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme