Koronavirus trondit sërish NBA, pozitivë 3 lojtarë të Denver

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Shtohen rastet me Covid-19 në NBA. Në 24 orët e fundit konfirmon 6 raste të reja më koronavirus. 3 raste i përkasin ekipit të New Orleans dhe 3 ekipit të Denver.

Presidenti i New Orleans, David Griffin, tha se 3 lojtarë kanë dalë pozitivë, por nuk ka bërë me dije emrat e tyre. Ai tha vetëm se basketbollistët janë në izolim, ku do të qëndrojnë për 15 ditë dhe do t’u nënshtrohen testeve të tjera.

E njëjta situatë edhe te Denver, ku nuk dihen emrat e 3 basketbollistëve që kanë dalë pozitivë me Covid-19, por vetëm që ata janë në karantinë.

Kjo rritje e ndjeshme e rasteve me koronavirus mes lojtarëve ka rikthyer frikën se turneu mund të mos rinisë. Kampionati i NBA-së është ndalur që në mars dhe pritet të rinisë më 30 korrik, në Orlando, ku do të marrin pjesë 22 ekipe.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme