Djokovic replikon ma ata që e akuzojnë, ja deklarata e numrit

Sporte të tjera | 6 vite më parë

“Anijet nuk mbyten për shkak të ujit që i rrethon ato, por për shkak të ujit që hyn në to. Mos lejoni të tjerët të hyjnë brenda jush dhe të të nxjerrin jashtë”. Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga numri 1 në botë për meshkuj në tenis, Novak Djokovic, i vënë në qendër të akuzave pas turneut të “Adria Summer Tour”. Serbi është organizatori i këtij turneu, ku dolën pozitivë me koronavirus 4 tenistë, dy trajnerë e disa punonjës. Tenisti serb citoi një frazë të patriarkut serb për t’iu përgjigjur kritikave që ka marrë ditët e fundit. akuzat ndaj Djokovic erdhën pas videos së publikuar gjatë këtij turneu, ku të gjithë organizatorët kërcenin në disko, pa ruajtur distancinmin social. Pozitivë me Covid-19 dolën tenistët Grigor Dimitrov e trajneri i tij, Borna Coric, Viktor Troicki dhe Novak Djokovic e trajneri i tij. Të gjithë personat prej një jave janë në izolim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme