Zyrtare, NBA rinis më 30 korrik me derbin e Los Anxhelosit

NBA ka publikuar kalendarin e ndeshjeve që do të luhen nga 30 korriku, kur dhe do të rinisin ndeshjet e sezonit 2019-2020, sezon i ndërprerë që në mars për shkak të koronavirus. Ndeshjet do të luhen në Orlando, Florida, ku do të grumbullohen 22 skuadrat që do të vijojnë garën për titull.
Sfida e parë që do të luhet më 30 korrik është ajo mes Utrah Jazz dhe New Orleans. Menjëherë pas këtij takimi do të luhet derbi i Los Anxhelosit mes Lakers dhe Clippers, dy ekipet më të mira në Konferencën e Perëndimit. Cdo ditë do të luhen nga 6 ndeshje.
Më 31 korrik do të luhen 6 ndeshje të tjera, ku spikatin Boston-Milwaukee, dy ekipet më të mira në Konferencën e Lindjes si dhe sfida mes Houston e Dallas. Ndeshjet do të luhen në 3 fusha të ndryshme dhe maksimumi mund të luhen 7 ndeshje në ditë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




