“Më kritikoni për sjelljen time, por Djokovic ma kaloi edhe mua

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tenisti serb Novak Djokovic është vënë në qendër të akuzave për organizimin e turneut “Adria Summer Tour”, pasi 4 tenistë kanë dalë pozitivë me Covid-19 (Dimitrov, Coric, Troicki dhe vetë Djokovic). Mjaft tenistë kanë kritikuar sjelljen e numrit 1 në botë, duke e konsideruar përgjegjës për mungesën e distancës sociale.

Një prej tyre që ka ngritur gishtin kundër serbit është australiani Nick Kyrgios, i njohur nga të gjithë si tenisti rebel dhe i kritikuar për sjelljen e tij. “Çfarë idiotësie. Lutem që të gjithë ata që janë prekur me koronavirus të shërohen sa më shpejt. Mos thoni më që gjithçka që kam bërë në të shkuarën ka qenë papërgjegjshmëri ose idiotësi. Kjo që bëri Novak i kalon të gjitha”, shkruan Kyrgios në rrjetet sociale.

Edhe britaniku Andy Murray, ka shprehur rezerva për serbin. “Me Novak jemi miq të mirë, por këtë herë është kryer një pakujdesi e rëndë. Asnjëherë nuk duhet ulur vigjilenca në situata të tilla dhe një personazh si Novak duhet të jetë shembull për të gjithë. Kjo që ndodhi do të na shërbejë të gjithëve si leksion”, tha Murray.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme