Kampionati nuk rinis, FSHV shpall kampionët në bazë të renditjes

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Federata Shqiptare e Volejbollit ka vendosur të mos rinisë Kampionatin Kombëtar, i ndërprerë që prej marsit, për shkak të pandemisë së Covid-19. Komiteti Ezkekutiv i FSHV-së, i mbledhur sot, ka vendosur që ky sezon të mbyllet dhe të merret për bazë renditja provizore e skuadrave deri në ditën që u ndal kampionati.

Për pasojë, skuadra e Mirditës për femra dhe Erzenit për meshkuj shpallen kampionë të Shqipërisë për sezonin 2019-2020.  Asambleja pat lënë si limit datën 23 qershor për të vendosur rinisjen ose jo të kampionatit, por nga Ministria e Shëndetësisë nuk erdhi “OK”. Ndaj u mor vendimi për ta mbyllur kampionatin.

Njoftim i rëndësishëm!

Në vijim të situatës së pandryshuar për shkak të COVID-19 e duke qenë se deri më sot eshte akoma në fuqi Urdhëri i MSHMS, Nr.326, Datë 15/05/2020, “Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura”, si dhe në respekt të skadencës së vendosur nga Asambleja e 31-të e FSHV-së për datën 23 qershor 2020, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të perfunduar sezonin sportiv 2019-2020 e duke u bazuar në klasifikimet, shpall fituesit për femra, meshkuj, U-21 e U-20 si më poshtë:

Mirdita, fitues tek femra A1;

Agroturism Huqi, fitues tek femra A2;

Erzeni, fitues tek meshkuj A1;

Skenderbeu, fitues tek U-20 (të reja);

Farka Volley, fitues tek U-21 (të rinj).

Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e nderprerjes për kategoritë përkatëse, femra e meshkuj, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me ekipet e tjera, si edhe me fituesit e Kupës së Shqiperise do të kenë të drejten të marrin pjesë në Kupat e Evropës, sipas rregullave dhe kuotave të percaktuara nga CEV-i.

Ekipet të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Kupat e Evropës, duhet të shprehin interesin e tyre dhe të dorëzojnë e dokumentacionin e plotë pranë Sekretariatit të FSHV-së brenda dates 15 korrik 2020.

Duke shpresuar që kjo situatë pandemie të mos perseritet më kurrë, ju urojmë shëndet e suksese në sezonin e ardhshëm!


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme