Babai i Djokovic akuzon kolegun e djalit: Ai e solli koronavirus

Srdjan Djokovic, babai i tenistit serb Novak Djokovic, ka përdorur tone të ashpra karshi bullgarit Grigor Dimitrov, duke e akuzuar atë si fajtor për rastet e Covid-19 në turneun e “Adria Summer Tour”. Sipas babait të Djokovic, tenisti bullgar është fajtori që 4 tenistë dhe 2 trajnerë kanë dalë pozitivë me koronavirus, përfshi edhe vetë dy tenistët në fjalë.
“Nuk e dimë se nga e ka marrë këtë virus Dimitrov, por dimë që ishte ai që ua transmetoi të tjerëve. Ai ka dëmtuar shumë Novak, i ka bërë keq Kroacisë, Serbisë dhe familjes time. Duhej të ishte testuar në vendin e tij të lindjes para se të vinte këtu”, tha Srdjan Djokovic. për mediat serbe.
Nuk dihet se përse babai i Djokovic ka akuzuar Dimitrov, që mund ta ketë marrë virusit pikërisht në serbi, kur erdhi për të marrë pjesë në turneun e organizuar nga numri 1 në botë. Në këtë turne kanë dalë pozitiv tenistët Grigor Dimitrob, Borna Coric, Viktor Troicki dhe Novak Djokovic.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




