Koronavirus lë pasoja te babai i Khabib, probleme me zemrën dhe

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Abdulmanap Nurmagomedov, babai i Khabib Nurmagomedov, vijon të jetë në terapi intensive në një spital në Moskë. Pasi kaloi koronavirus, babai i kampionit të botës ka patur disa probleme me zemrën dhe veshkat, që e kanë detyruar të qëndrojë më gjatë në spital.

Khabib ka informuar fansat e tij në lidhje me gjendjen e babait të tij 57-vjeçar, pas një vizite që ka patur në spital. “Gjendja e tij është ende kritike. Është në terapi intensive”, tha Khabib Nurmagomedov.

“Gjithçka ndodhi për shkak të koronavirus, pasi ai la pasoja në zemër dhe në veshka. Nuk shqetësohemi më për virusin, por për pasojat e tij. Babai më njohu kur e takova në spital, por nuk komunikuam dot, pasi ai është ende i lidhur me aparaturat mjekësore”, tha Khabib.

“Çdo ditë më lënë ta takoj, qëndrojmë rreth 30 minuta së bashku dhe i mbaj dorën”, u shpreh më tej kampioni rus i arteve marciale mikse. Babai i tij ka më shumë se një muaj i sëmurë, por tashmë koronavirus ka lënë pasoja në shëndetin e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme