Djokovic nën akuzë se përhapi koronavirus, serbi reagon pas pozitivitetit

Tenisti serb Novak Djokovic, pasi konfirmoi se ka dalë pozitiv me Covid-19, është vënë nën akuzë se ka qenë shkaktar për përhapjen e virusit vdekjeprurës. Katër tenistë dhe 2 trajnerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 48 orët e fundit. Të gjithë janë pjesëmarrës në turneun “Adria Summer Tour” organizuar nga Djokovic, që u zhvillua fillimisht në Beograd (Serbi) e së fundi në Zara (Kroaci).
“Gjithçka që kemi bërë kohët e fundit e kemi bërë me zemër dhe me qëllime të sinqerta. Adria Tour është një turne bamirësie, pasi të ardhurat do të shkojnë për bamirësi. Pavarësisht situatës, ne do të jemi të bashkuar dhe do të shpërndajmë mesazhin e solidaritetit. Më vjen keq nëse kam krijuar probleme”, tha tenisti serb.
Por fakti se turneu është bërë me praninë e tifozëve dhe se tenistët kanë festuar mes tyre në lokal gati të zhveshur dhe duke pirë, nuk është mirëpritur nga mjaft sportistë. Djokovic aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij në Beograd. “Do të qëndroj në izolim për 2 javë dhe pas 5 ditësh do të ribëj testin”, tha tenisti serb, që ka dalë pozitiv bashkë me bashkëshortën e tij Jelena, por fëmijët e tyre janë negativë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




