Tenisi në alarm pas “Adria Tour”, Djokovic në kontakt me një

Të gjithë tenistët pjesëmarrës në turneun “show” të “Adria Tour”, të organizuar nga serbi Novak Djokovic, janë në alarm. Numri 1 në botë për meshkuj ka qenë në kontakt të afërt e të shpeshtë me basketbollistin Nikola Jankovic, që ka rezultuar së fundi pozitiv me Covid-19.
Jankovic luan me Partizanin e Beogradit dhe ka patur kontakt me Djokovic gjatë një eventi në Serbi pak ditë më parë. Sipas mediave serbe, Djokovic do të kryejë tamponin për të mësuar nëse edhe ai është pozitiv me koronavirus.
Por jo vetëm Djokovic. Në alarm janë edhe 7 tenistët e tjerë pjesëmarrës në “Adria Tour” që u zhvillua fundjavën e kaluar në Beograd. Ata kanë qenë në kontakt të ngushtë mes tyre dhe në fund kanë festuar duke pirë edhe në një diskotekë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




