Djokovic organizon turneun por zhgënjen

Fundjavën e kaluar është zhvilluar në Beograd edicioni i parë i “Adria Tour Tennis”, një turne tenisi organizuar nga numri 1 në botë, tenisti serb Novak Djokovic. Në këtë turne, përveç Djokovic, morën pjesë disa nga tenistët më të mirë në botë.
Fitues i këtij edicioni të parë u shpall austriaku Dominic Thiem, numri 3 në botë. Ai mundi në finale 2-1 (4-3, 2-4, 4-2) ndaj serbit Filip Krajinovic. Zhgënjeu në këtë turne Djokovic, që nuk arriti të dilte në finale. Po ashtu, zhgënjeu edhe gjermani Alexander Zverev, numri 5 në botë.
Thiem bëri një paraqitje të mirë në fushë (ndeshjet u luajtën në “Novak Tennis Center”), duke treguar se është në formë dhe gati për të zbritur në fushë në turnetë e vërtetë. Turnetë e tenisit janë pezulluar deri më datën 31 korrik, por ende nuk dihet e ardhmja e këtij sporti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




