Zyrtare, triologjia e famshme e peshave të rënda në UFC-252

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, Stipe Miocic do të mbrojë titullin ndaj Daniel Cormier. Kjo sfidë do të zhvillohet në eventin UFC-252, më 15 gusht.

Ky event do të zhvillohet në “Ishullin e Luftimeve” (Fight Island), në Abu Dhabi. Kjo do të jetë sfida e tretë mes Miocic dhe Cormier, që kanë secili nga një fitore në përballjet direkte.

Cormier ka fituar sfidën e parë mes tyre, në eventin UFC-226, ndërsa Miocic fitoi sfidën e dytë, në eventin UFC-241. Në të dyja duelet fituesi është vendosur me “KO”.

Tashmë është koha që dy kampionët të duelojnë sërish për titullin kampion në peshën e rëndë, një sfidë që parashikohet mjaft e fortë dhe spektakolare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme