“Protokoll ekstrem sigurie për US Open, kështu nuk luajmë dot

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, është shprehur se është e pamundur të luhet në grand slam të US Open (nis më 31 gusht në Nju Jork). Sipas tij, protokolli i sigurisë miratuar nga organizatorët e grand slam-it amerikan për shkak të koronavirus është tepër ekstrem.
“Kam bërë disa biseda telefonike me liderët e tenisit botëror, për të diskutuar për të ardhmen e sezonit. Sidomos për turnetë që janë në Amerikë në muajin gusht, përfshi edhe US Open. Ne nuk dimë ende nëse do të zhvillohen apo jo”, tha Djokovic.
“Rregullat që ata na kanë diktuar për të respektuar gjatë kohës që do të jemi aty janë shumë ekstreme. Nuk na lejohet të shkojmë në Manhattan, do të flemë në hotelet pranë aeroportit, do të testohemi 2-3 herë në javë. Gjithashtu, duhet të marrim vetëm 1 person me vete në ndeshje. Kjo është e pamundur, pasi na duhet trajneri, një person i fitnesit, një fizioterapist”, tha Djokovic.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




