Krishtlindje në Australi, “triologjia” në vendin e kangurëve

Sfida e tretë mes boksierit britanik Tyson Fury dhe atij amerikan Deontay Wilder mund të zhvillohet më 25 dhjetor në Australi. Lajmin e konfirmoi promotori i njohur Bob Arum, njëkohësisht promotori i Fury, që tha se sfida e madhe e peshave të rënda mund të zhvillohet me tifozë në kontinentin e kangurëve.
“Ideja është për të zhvilluar këtë sfidë të tretë mes dy boksierëve në “Bankwest Stadium”, në prani të 45 mijë shikuesve. Në Australi, ajo periudhë është mesi i verës, koha e përshtatshme për një sfidë të tillë”, shkruan “Sky Sports”.
Dy boksierët kanë marrë një ofertë për të dueluar në Australi, por vendi ende nuk është caktuar. Janë disa opsione në tavolinë për sa i përket stadiumit. Një sfidë për Krishtlindje e bën edhe më të bukur e tërheqëse këtë sfidë, me Fury që do të mbrojë titullin kampion (kategoria WBC).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




