Pritej dueli me Khabib, McGregor shokon UFC

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Nuk është hera e parë, por vendimi i Conor McGregor për t’u tërhequr nga UFC vjen në një moment të papritur. Irlandezi ka konfirmuar përmes Twitterit të tij se ka vendosur të tërhiqet nga ndeshjet vetëm pak muaj pas rikthimit në kafaz.

“Përshëndetje djem, kam vendosur të tërhiqem nga luftimet. Faleminderit të gjithëve për kujtimet e jashtëzakonshme. Ka qenë një rrugëtim fantastik. Këtu po postoj një foto timen së bashku me mamnë në Las Vegas pas fitimit të një prej titujve botërore.

“Zgjidhni shëpinë e ëndrrave tifozë, ju dua! Çfarë do që dëshironi është e juaja”, – shkruan irlandezi. Ish-kampioni i dyfishtë i botës  fitoi ndeshjen e tij të rikthimit ndaj Donald Cerrone dhe pritej të futej në vallen e kundërshtarëve të mëdha siç janë Khabib, Ferguson, Gaethje etj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme