Zyrtare/ NBA rinis më 31 korrik më 22 skuadra, ja detajet e rikthimit

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tashmë është zyrtare: Sezoni 2019-2020 i NBA-së, i lënë në mes që prej 11 marsit për shkak të koronavirus, do të rinisë më 31 korrik. Në pjesën e mbetur të sezonit do të luajnë 22 skuadra: Bucks, Raptors, Celtics, Heat, Pacers, Sixers, Nets, Magic e Wizards nga Konferenca e Lindjes si dhe Lakers, Clippers, Nuggets, Jazz, Thunder, Rockets, Mavs, Grizzlies, Blazers, Pelicans, Kings, Spurs e Suns nga Konferenca e Perëndimit. Tetë ekipet që i kanë thënë lamtumirë sezonit janë: Warriors e Wolves nga Konferenca e Perëndimit si dhe Hornets, Bulls, Knicks, Pistons, Hawks e Cavs nga Konferenca e Lindjes. Në total do të luhen 88 ndeshje, çdo ekip do të luajë nga 8 ndeshje gjatë kësaj faze të mbetur në sezonin e rregullt. Në play off shkojnë 7 ekipet e para të çdo Konference, ndërsa ekipet në vendet 8-9 do të luajnë ndeshje shtesë mes tyre. Play off-i do të luhet me 7 ndeshje (4 të fituara). Ndeshjet do të luhen në “ESPN Wide World of Sports Complex” në World Disney (Orlando), një kompleks me 3 salla basketbolli. Kjo i jep mundësi NBA-së të organizojë 6 ndeshje në ditë, pa penguar stërvitjen e skuadrave. NBA ka vendosur që skuadrat të nisin stërvitjen nga 30 qershori, ndërkohë që brenda datës 15 qershor duhet të vijnë në Amerikë lojtarët e larguar në vendet e tyre. Gjatë kësaj periudhe lojtarët do të kryejnë testet antid-Covid dhe më 7 korrik ekipet do të vijnë në Orlando. Është vendosur gjithashtu që “draft” i përvitshëm i përzgjedhjes së lojtarëve të kryhet më 15 tetor. Ndërsa merkato e “free agency” (lojtarëve të lirë) do të nisë më 18 tetor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme