Conor McGregor gati të sfidojë legjendën e UFC-së

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Conor McGregor është gati të përballet me një nga legjendat e arteve marciale mikse, Anderson Silva. Dy sportistët kanë një miqësi të mirë mes tyre, aq sa irlandezi e ka cilësuar Silva si më të mirin në historinë e arteve marciale mikse. Ky i fundit i ka bërë një ftesë McGregor për të dueluar mes tyre në peshën e mesme, peshë ku Silva ka bërë historinë si kampion i padiskutueshëm. Në këtë Divizion u bë kampion bote në vitin 2006 dhe e mbajti titullin deri në vitin 2013. Pas deklaratës së Silva për të dueluar ndaj McGregor ka ardhur përgjigjja e thjeshtë e irlandezit: “Pranoj!”. Një duel që duket dis ii vështirë për t’u realizuar, duke qenë se Silva nuk duelon prej një viti dhe është 45 vjeç. Gjithsesi, për fansat e UFC-së kjo do të ishte një përballje e bukur mes dy prej ikonave të arteve marciale mikse.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme