Volejboll/ FSHV merr vendimin, mbyll të gjitha aktivitetet…

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) përmes një deklarate për mediat, ka bërë me dije se ka mbyllur të gjitha aktivitetet për mosha. Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHV-së, si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19. FSHV sqaron se kampionatet U-21 djem, U-20 vajza, U-19 djem, U-18 vajza dhe U-16 vajza do të ndalen në mes, për të mos rrezikuar jetën e lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe sportdashësve. Këto kampionate do të mbyllen pa shpallur një ekip kampion për sezonin 2029-2020. Ndërsa kampionatet U-14 dhe U-15 për djem e vajza nuk do të zhvillohen fare. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me kampionatet për të rritur dhe të rritura, të ndërprerë që në mes të marsit. FSHV ka deklaruar se synon që këto dy kampionate t’i përfundojë dhe kampioni të shpallet në parket.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme