Smajlaj “zbret” nga Qafshtama, atleti do të ketë një pistë të

Izmir Smajlajn karantina e detyroi të kthehej në vendlindje pasi kryeqyteti nuk i lejonte shumë hapsira për t’u stërvitur e për të mbajtur trupin në formë. Atleti i kërcimit së gjati së bashku me trajnerin Gjergj Ruli, janë rikthyer në Tiranë për stërvitje pas një periudhe gati 2 mujore në izolim.
Tashmë në Parkun e Madh të Tiranës, është rezervuar një hapsirë publike enkas për stërvitjen e Smajlaj. Atleti do të ketë një pistë të dedikuar,e cila ka munguar prej kohësh në Shqipëri. Teksa rëfen në një intervistë mbi regjimin e stërvitjes në karantinë, atleti shprehet besimplotë për arritjen e objektivave.
“Jam i lumtur që u riktheva. Kam qenë duke pritur pistën, për tu rregulluar me pedana e për ta inaguruar pistën me ndonjë kërcim. Unë izolimin e kam kaluar shumë mirë, kam qenë në Qafshtamë. Kam pasur ambjent ku mund të stërvitem. Thjesht kam ndier pak mungesën e hapsirave për kërcime por i kam zvendësuar me ushtrime të tjera. Më vjen keq për këtë vit sepse na u shtyn të gjitha garat, botërrori, olimpiada, europiani ku unë isha në formën time më të mirë sportive me 8 metra që në muajn janar. Objektivat mbeten të njejtat për vitin e ardhshëm ndërsa këtë vit mbetet Kampionati Kombëtar dhe atë Ballkanik”- ka thënë Smajlaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




